Flash News

E-TJERA

“Roja e dinte avokat”, gazetari tregon si u arratis Dritan Rexhepi nga Komisariati i Durrësit

“Roja e dinte avokat”, gazetari tregon si u arratis Dritan Rexhepi

Gazetari Elton Qyno ka treguar se si Dritan Rexhepi u arratis nga Komisariati i Durrësit në vitin 2007, pak orë pasi ishte arrestuar.

Në “Top Story”, gazetari tha se Rexhepi zbriti nga dhomat e shoqërimit me një dosje në dorë dhe më pas doli jashtë. Roja asokohe deklaroi se e kishte menduar si avokat ndaj e kishte lënë të kalonte.

Qyno: Kompleks prej karrierës së tij kriminale. Pasi ka bërë foton e parë në komisariatin në Durrës, ka zbritur në dhomat e shoqërimit dhe atij i është lënë dera hapur, ose nga pakujdesia, ose nuk dihet. Kur janë kthyer ai nuk ishte më. Ka dalë me një dosje në dorë, ai tha  ‘më është krijuar përshtypje si një avokat’. ‘Hë mbarove punë, po mbarova’, ka pasur komunikim të thatë që prej atij momenti ai nuk u kap më në Shqipëri. Ai ka qëndruar në Shqipëri. Ai u arrestua në 2007 për vrasjen e Fushë Krujës, brenda 24 orësh u arratis, ka qëndruar për një kohë të gjatë në Shqipëri.

Të fundit