Flash News

E-TJERA

“Roma, toka e mafies shqiptare”/ Si u fuqizuan klanet, kriminologu italian: Kanë monopolin e trafikut të drogës

“Roma, toka e mafies shqiptare”/ Si u fuqizuan klanet, kriminologu

Mafia shqiptare ka fituar pushtet në kryeqytetin italian. Kriminolog dhe juristi Vincenzo Musacchio ka thënë për “Rai news” se mafia shqiptare në Romë është e vështirë për t’u luftuar, ndërsa shton se vepron, duke alternuar dhunën me korrupsionin. Ata janë inteligjentë, të këqij dhe oportunistë, thekson kriminologu.

“Jo vetëm që ekziston, por në Qytetin e Përjetshëm tani nuk po luan më rol si ndjekës si në të shkuarën”, u shpreh ai, teksa u pyet nëse ekziston mafia shqiptare në Romë. Ndryshe nga e kaluara që vetëm e menaxhonin, Musacchio thotë se tashmë klanet mafioze shqiptare furnizojnë me drogë.

“Nuk mendoj se mund të flasim për kolonizim por sigurisht në Romë mafia shqiptare numëron më shumë se në të shkuarën. Ndërsa para se të kontrollonin sheshet e drogave, sot i furnizojnë me drogën e tyre, atë të prodhuar dhe të paketuar në Shqipëri dhe të gatshme për përdorim në Romë dhe provincën e saj”, u shpreh ai.

Sa i përket praktikës që ndjek mafia shqiptare, kriminologu italian bën me dije se “shqiptarët përdorin metodat e vjetra dhe fillimisht shënjojnë territorin e tyre me armë dhe dhunë, më pas korruptohen dhe hyjnë në aleanca. Roma rrezikon vërtet dominimin e këtyre mafiozëve të rinj”.

Ai nënvizon se mafia shqiptare është fuqizuar falë prodhimit dhe trafikut të drogës në të gjithë Evropën. “Prodhojnë dhe shesin drogë dhe rrjedhimisht nxjerrin fitime të mëdha”, u shpreh Musacchio.

Gjithashtu shtoi se droga që vjen nga Shqipëria menazhohet në zonat kryesore të Romës, duke theksuar se tashmë shqiptarët kanë monopolin e trafikut të drogës dhe ua shesin atë me çmim të lartë vendasve.

“Roma është tashmë në fakt edhe toka e mafies shqiptare. Dominimi i tyre rrezikon të përhapet si zjarr i egër”, u shpreh kriminologu italian.

 

 

Të fundit