Flash News

E-TJERA

Romeo Gurakuqi sjell në anglisht monografinë "Shqipëria në Luftën e Madhe, 1914-1918"

Romeo Gurakuqi sjell në anglisht monografinë "Shqipëria

Në prag të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, historiani dhe studiuesi Romeo Gurakuqi njoftoi se monografia e tij e re, “Albania in the Great War, 1914-1918” (Shqipëria në Luftën e Madhe), është gati për botim në gjuhën angleze.

Kopertina e librit është konceptuar nga artisti Jozef Martini.

“Sot, në prag të 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ështe bërë gati për botim në gjuhën angleze monografia "Albania in the Great War, 1914-1918". Kopertina është konceptuar nga Jozef Martini”, shkruan Gurakuqi në faqen e tij të Facebook, karahas kopertinës.

Romeo Gurakuqi është historian dhe studiues i njohur për veprat e tij mbi historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit. Ai ka publikuar artikuj dhe monografi që trajtojnë periudha kyçe të historisë shqiptare:

Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911 – Monografi që trajton kryengritjen e 1911‑ës — një nga ngjarjet kryesore para Pavarësisë së Shqipërisë. Shqyrton sfidat sociale dhe politike të kohës.

Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore (1 nëntor 1918–9 nëntor 1921) – Studim për periudhën pas Luftës së Parë Botërore, rifombërjen e shtetit, diplomaci, statusin ndërkombëtar dhe zhvillimet politike në Shqipëri dhe Ballkan.

Shqipëria 1911–1914 – Një monografi e gjerë që përfshin periudhën nga kryengritjet e para, shpalljen e Pavarësisë në 1912 dhe kontekstin politik, shoqëror e ndërkombëtar deri në prag të Luftës së Parë Botërore.

Të fundit