Flash News

E-TJERA

Ronaldo gati të luajë me United edhe për sezonin tjetër

Ronaldo gati të luajë me United edhe për sezonin tjetër

E ardhmja e Cristiano Ronaldos duket se do të mbetet edhe për sezonin tjetër në ‘Old Trafford’.

Mediet e huaja raportojnë se pavarësisht se 37-vjeçari shënoi 24 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat që nga kthimi në klub nga Juventus në gusht, klubi duket të mos e dorëzojë Ronaldon.

Djajtë e Kuq humbën trofeun për të pestin sezon radhazi, pas Ligës së Kampionëve. Pas emërimit të konfirmuar të trajnerit të Ajax Erik ten Hag në një marrëveshje trevjeçare nga sezoni i ardhshëm, Ronaldo ka lënë të kuptohet se ai do të jetë atje për të luajnë nën 52-vjeçarin.

Duke folur për ekipin mediatik të United për emërimin e holandezit, Ronaldo tha: “E di që ai ka bërë një punë fantastike te Ajax dhe se është një trajner me përvojë, por duhet t'i japim kohë. Gjërat duhet të ndryshojnë në mënyrën se si ai dëshiron. Nëse ai bën mirë, i gjithë Manchester United do të jetë i suksesshëm, kështu që i uroj atij mirë. Jemi të gjithë të lumtur dhe të emocionuar, jo vetëm si lojtarë, por edhe si tifozë. Duhet të besojmë se vitin e ardhshëm mund të fitojmë tituj”.

Pasi iu bashkua United për rreth 13.5 milion £ në një marrëveshje dyvjeçare verën e kaluar, Ronaldo hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij në qershor, megjithëse mbetet një opsion për një vit tjetër për t'u aktivizuar gjithashtu.

Të fundit