Flash News

E-TJERA

Ronaldo pozitiv me COVID-19, rrezikon edhe ndeshjen ndaj Barcelonës

Ronaldo pozitiv me COVID-19, rrezikon edhe ndeshjen ndaj Barcelonës

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, rezultoi pozitiv me COVID-19, lajm i cili shqetësoi jo vetëm fansat e tij por të gjithë ekipin.

Kjo pasi portugezi është deyruar të karantinohet për dy javë, duke humbur disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe ato të Champions League.

Ajo që është e sigurt, është fakti që CR7 do të mungoj këtë fundjave përballë Crotone, gjithashtu humbet edhe sfidën e parë në fazën e grupeve në Champions League kundër Dinamo Kiev.

Por akoma më shqetësues është fakti që futbollisti mund të mungojë edhe në ndeshjen përballë Barcelonës, teksa bota e futbollit pret me padurim një duet mes tij dhe Lionel Messit.

Gjithsesi, ende nuk ka diçka të konfirmuar, deri në një deklaratë zyrtare të klubit të Juventusit.

Të fundit