Flash News

E-TJERA

Roskovec/ Shkojnë të grabisin, por pikasen nga pronari, hajdutët qëllojnë me armë dhe i plagosin kushëririn   

Roskovec/ Shkojnë të grabisin, por pikasen nga pronari, hajdutët

Një person ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, pas një tentative për grabitje banese.

Sipas të dhënave nga policia, hajdutët kanë shkuar për të vjedhur në banesën e A. Ç, rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij.

Në këtë moment, Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, shtetasi A. Ç, rreth 40 vjeç, në gjendje kritike.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në Roskovec, persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e shtetasit A. Ç, rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, shtetasi A. Ç, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit