All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Rrahën 39-vjeçarin në Fushë-Krujë, policia zbardh ngjarjen: Autorët dy vëllezër, kishin konflikte të hershme

Rrahën 39-vjeçarin në Fushë-Krujë, policia zbardh
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme në Fushë-Krujë, ku 39 vjeçari - i cili dyshohet se është kuzhinieri Indrit Çela u dhunua fizikisht me sende të forta. Policia bën të ditur se autorët janë dy vëllezër, njëri prej tyre është arrestuar dhe tjetri është shpallur në kërkim.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është vendosur në pranga shtetasi E. L., 24 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim i vëllai D. L., 27 vjeç. Mësohet se dy vëllezërit i kanë zënë rrugën me makinë 39-vjeçarit Çela., në aksin rrugor Fushë Krujë – Rinas, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, e më pas e kanë goditur me sende të forta.

All - Paragraf - 3

Sipas uniformave blu, Çela dhe dy vëllezërit kanë pasur konflikte të mëparshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u dhunua fizikisht, me sende të forta 39-vjeçari I. Ç.

Autorët e dyshuar, dy vëllezërit nga fshati Derven, njëri prej të cilëve, shtetasi E. L., 24 vjeç është kapur mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit policor të koduar “Derveni”.

Vëllai tjetër, shtetasi D. L., 27 vjeç, është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dy shtetas kishin dhunuar fizikisht shtetasin I. Ç., i cili ka deklaruar se nuk i kishte njohur, si pasojë e errësirës, kanë organizuar punën, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, paraditen e sotme, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, ku ka rezultuar se:

Shtetasit E. L., dhe D. L., vëllezër, banues në fshatin Derven, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fushë Krujë - Rinas, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, me automjetin e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit, me të cilin udhëtonte shtetasi I. Ç., 39 vjeç, dhe e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Shtetasi E. L., është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Derveni”, ndërsa vëllai i tij shtetasi D. L., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultat se mes shtetasve I. Ç., dhe vëllezërve E. L., e D. L., ka pasur konflikte të mëparshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale  “Plagosje e rënde me dashje”, e kryer ne bashkëpunim

Të fundit