Flash News

E-TJERA

Rrebeshi i shirave shuan zjarret në Fushë-Arrëz

Rrebeshi i shirave shuan zjarret në Fushë-Arrëz

Rrebeshi i shirave ka shuar plotësisht vatrat aktive të zjarrit në Bashkinë e Fushë-Arrëzit

Reshjet kanë ndihmuar në fikjen e zjarreve në Lumin e Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku flakët kishin krijuar probleme serioze për mjedisin dhe komunitetin.

36+Megjithëse zjarret janë tashmë të shuara, dëmet janë të konsiderueshme.

 Vetëm në ekonominë pyjore Sakat – Laku i Hithit, janë shkrumbuar 60 hektarë me pyje, ndërsa 130 hektarë të tjerë janë prekur nga flakët.

 Edhe në zonën e Kryeziut, zjarri ka djegur rreth 7 hektarë pyje me pisha, duke dëmtuar rëndë florën dhe faunën lokale.

Të fundit