Flash News

E-TJERA

Rrefehet ish e dashura e Elvis Dedës: Konflikti me Festim Qolin nisi për karburantin në Shkozet

Rrefehet ish e dashura e Elvis Dedës: Konflikti me Festim Qolin nisi

Ish e dashura e Elvis Dedës, e identifikuar me inicialet P. M., e cila ka rrëfyer detaje nga periudha e lidhjes me viktimën dhe ngjarjet që paraprinë vrasjen e tij në vitin 2012.

Ajo ka qenë prezente në sallën e gjyqit gjatë seancës për dosjen “Plumbi i Artë”.

Në dëshminë e saj, P. M. tregoi se me Ervis Dedën ishte njohur në mars të vitit 2011, përmes një shoqeje që kishte njohje me Festim Qolin. Sipas saj, Qoli ka pasur konflikte me Dedën për pronësinë e një pike karburanti në Shkozet.

“Me Elvisin jam njohur në mars 2011 dhe lidhja zgjati deri në momentin që ai ndërroi jetë. Ai sapo ishte kthyer nga Holanda dhe po diskutonte të hapte një pikë karburanti me Festim Qolin. U hap karburanti në Shkozet, por unë nuk kam qenë asnjëherë aty. Festimi merrej me menaxhimin, ndërsa Elvisi jetonte në Durrës me nënën dhe herë pas here rrinim bashkë në Golem.

Ditën e ngjarjes më solli në Tiranë për provim, më pas më ktheu në Durrës dhe iku. Rreth orës 14:00-15:00 pashë në televizor lajmin për vrasjen. Ai ishte i shqetësuar atë ditë për karburantin. Konflikti me Festimin kishte nisur 2-3 muaj më parë, pasi donte ta kalonte në emër të nënës”, – tha ajo.

Të fundit