Flash News

E-TJERA

Rrëfen gazetari si i humbi kontaktet me të afërmin pas shtrimit te Covid 1: Ndryshe është propaganda që bëhet, tjetër shërbimi që jepet

Rrëfen gazetari si i humbi kontaktet me të afërmin pas shtrimit

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer se si një i afërm i tij u shtrua në spitalin Covid-1 dhe më pas humbi kontaktet me të.

Në një bisedë në ‘abc news’, Hoxha tregon se për 24 orë ai nuk e dinte ku ishte.

Kam shtruar një të afërm tim te spitali Covid-1, e dini që pas 24 orësh nuk e gjeja dot ku ishte. Nuk e gjenim dot ku ishte. Mjeku që e kishte kontrolluar thoshte nuk e di. Kam marrë të gjithë drejtuesit e spitalit me radhë.

 Kemi nxjerrë të vdekurit nga varret dhe te Infektivi nuk e gjeja dot.

Pas 24 orësh më thotë mjeku Arjan Harxhi më tha është te Covid-3 dhe jam detyruar ta nxjerr nga spitali. Nuk kishin ambulancë.

Është ndryshe propaganda që bëhet dhe ndryshe shërbimi që jepet. U detyrua që i afërmi im të blejë dy pajisje oksigjeni, njëra 1500 eruo dhe tjera 800, edhe pse thonë mjekët që nuk duhen, i blejnë nga halli. Pacientëve u duhet një mundësi komunikimi. Po ke ndonjë mik ke telefon, po nuk ke, s’ke as telefon”, tha gazetari.

Të fundit