Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rrëfen ish-ortaku i Presezzit: Veliaj ulej për dreka e darka me pronarët ‘presta nome’ të inceneratorit

Një nga ish bashkëpunëtorët e Alberto Presezzit, Gabriele Tarroni Longinotti, tregon se gjatë kohës që ka qenë partner në biznes me Presezzin ka parë shumë politikanë shqiptarë të hyjnë e të dalin te zyra e tij.
“Unë isha në një zyrë me Alberton, dhe jo vetëm që punonim bashkë por e kisha dhe shok. Unë jam rritur me të. Më tregonte çdo gjë. Unë kam parë politikanët shqiptarë që shkonin te zyra e tij, kam parë shumë njerëz që kalonin te zyra. Dhe unë e kam mësuar më vonë se cilët ishin. Nuk mund t’i them emrat. Më jepni dot mbrojtje mua dhe familjes? Sepse SPAK nuk më ka dhënë mbrojtje. Kush më jep mbrojtje?!” thotë në një intervistë në MCN nga Dubai Gabriele Tarroni Longinotti.
Intervistën e dhënë nga ish numri dy i qeverisë shqiptare Arben Ahmetaj, Longinotti e sheh si jo të plotë dhe bën thirrje që ai të tregojë emrat e pronarëve të vërtetë të inceneratorit.
“Unë e dëgjova të gjithë intervistën që bëri ish-zëvendës kryeministri. Përveç faktit që nuk tha asgjë sepse ai ka më shumë frikë nga të gjithë, kjo është një skandal sepse tregoi vetëm 40% të aksioneve. Nëse një kompani ka 100% aksione, trego se kush ka 60%. Ai e di shumë mirë. Mjafton ta pyesni atë se cilët janë. Kush është pronari i ICARE?
Alberto Presezzi! Ciaffagione është punonjës i Alberto Presezzit. Pronar i kompanisë Franco Tosi është Tuga. Kush është pronar që ka aksione përveç tij te Tuga? Mapna. Kush është Mapna? Kompania shtetërore e energjisë e Iranit.
Drejtor i përgjithshëm i saj ka qënë gjithmonë Ali Abadi, sapo ndodhi kjo rrëmujë me këto që unë kam thënë, Ali Abadi u bë ministër i Minierave për të marrë pasaportë diplomatike që askush të mos e ndalojë kur udhëton. Më është thënë gjithashtu se ka patur një udhëtim të dikujt shumë të rëndësishëm nga Shqipëria në Iran.” tregon ai.
Gabriele Tarroni thotë se kompania që ka 40% të aksioneve te inceneratori i Tiranës, Franco Tosi Meccanica ka marrëdhënie biznesi me shoqërinë shtetërore të energjisë në Iran “Mapna”. Kronos arriti të verifikojë përmes faqes zyrtare të Mapna themelimin e një firme të përbashkët, ku Franco Tosi Meccanica ka 45% dhe Mapna 55%, por deri tani nuk ka asnjë dokument që të tregojë lidhje të transaksioneve nga Irani me llogaritë e inceneratorit të Tiranës.
Megjithatë në intervistën e tij, Gabriele Tarroni deklaroi se ka qënë i pranishëm në të paktën dy raste, kur Giusepe Ciaffalgione dhe Miliad Lopa janë takuar me kryetarin e bashkisë Erjon Veliaj. Ai thotë se ka qënë dhe vetë i pranishëm në këtë takim dhe se Lopa ishte shoferi i tij, ndërsa Ciafflagione një ‘presta nome’ i përdorur si pronar i inceneratorit të Tiranës.
“Kryebashkiaku i Tiranës mund të thotë çfarë të dojë, por unë e kam parë dy herë, mbase tre. Por dy herë është e sigurtë. Fliste shumë mirë italisht. Njëherë e kam takuar te Chiocolatti Italiani dhe te Tribe njëherë tjetër. Të gjitha herët kemi qënë aty me ‘presta nomen’ e Presezzit.
Kur shkoi me nipin e diktatorit për të takuar Edi Ramën unë isha aty. Unë i di të gjitha për inceneratorin, por nuk kam qënë vetë asnjëherë i përfshirë sepse nuk kam lidhje me Shqipërinë.
Ai njihte Ciaffagionen, Lopan dhe këtë avokaten me flokë të kuqe të gjatë. Flisnin për disa ndihma për tërmetin që kishte rënë në Shqipëri. Lopa është shoferi im, është personi që pastron tualetin, që ka nivelin më të ulët dhe Presezzi kur u pyet tha që ishte menaxheri më i rëndësishëm i kompanisë së tij, e imagjinoni dot?!” sqaron Gabriele Tarroni.
Gabriele Tarroni ka patur një histori miqësie dhe biznesi me Alberto Presezzin, por të dy janë përfshirë në një konflikt. Presezzi e ka akuzuar Tarroni Longinottin se kishte përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash nga një firmë e përbashkët që kishin, ‘Gala’. Për këtë Gabriele është arrestuar, por në fund ka fituar pafajësinë nga gjykata e Apelit në Tiranë. Ai thotë se i është vendosur ekspuls dhe nuk lejohet të hyjë në territorin shqiptar me qëllimin e vetëm për t’i mbyllur gojën. Të gjithë historinë ai e konsideron të stisur pasi ka kërcënuar Presezzin se do të publikonte informacione sensitive që dinte për të.
“Dy oficerët e policisë gjyqësore që më arrestuan ku janë? Përse nuk punojnë më në polici? Sidomos njëri, për kë punon tani? Ju duhet të niseni nga kjo pikë. Ku është kompjuteri im me të gjitha të dhënat sensitive?
Përse kur më arrestuan, gjëja e parë që bënë ishte marrja e kompjuterit, telefonit, iPad-it? Një nga këta që e dinte shumë mirë dhe që më thoshte se nëse flet merr 10 vjet burg, një nga këta pas dy muajve nuk punoi më në polici dhe shkoi të punojë te inceneratori. Përse, mund ta shpjegojë njeri?” pyet Gabriele.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38