Flash News

E-TJERA

Rrëfen një nga të punësuarit në Call Center: Kishim mbrojtjen e policisë, një drejtor merrte 5 mijë euro në muaj

Rrëfen një nga të punësuarit në Call Center: Kishim

Një dëshmi tronditëse nga një ish-punonjës i një “call center-i” zbulon një skemë të mirëorganizuar mashtrimi, e cila dyshohet se funksiononte nën mbrojtjen e zyrtarëve të policisë.

Gjatë një interviste në News 24, denoncuesi deklaroi se përflitej se një drejtor policie paguhej 5,000 euro në muaj për të garantuar paprekshmërinë e aktivitetit të paligjshëm. “Nuk kishim frikë nga policia, sepse kishim mbrojtje,” pohoi ai.

Ish-punonjësi, i njohur si broker, shpjegoi se stafi, i përbërë nga rreth 150 të rinj të moshës 20-30 vjeç, trajnohej posaçërisht për të manipuluar psikologjikisht viktimat.

Grupi i synuar ishin personat mbi 40 vjeç, pasi konsideroheshin si më të prirur për të investuar dhe me më shumë mundësi financiare.

Na mësonin se si t’i kapnim ‘peshqit’,” tha ai, duke shtuar se shuma më e madhe e përfituar nga një telefonatë e vetme ishte 520,000 euro.

Për të ilustruar mentalitetin brenda kompanisë, ish-punonjësi citoi njërin prej trajnuesve, i cili duke parë listën e klientëve potencialë në monitor, u thoshte: “Ja ku janë paratë, merrini! Kush është i aftë t’i marrë?”

Të fundit