Flash News

E-TJERA

Rrëfen qytetarja: Im at priti 10 orë në autoambulancë te ‘Shefqet Ndroqi’, nuk kishte vend për pacientët që kërkonin oksigjen

Rrëfen qytetarja: Im at priti 10 orë në autoambulancë te

Një qytetare ka rrëfyer situatën kaotike të krijuar një ditë më parë në Sanatorium, për shkak fluksit të pacientëve nëpër autoambulanca në oborrin e spitalit. Duke folur në ‘Abc news’, vajza e një pacienti 77 vjeç tregon se babait të saj i është dashur të presë për 10 orë në ambulancë, pasi nuk kishte vende të lira për pacientët që trajtoheshin me oksigjen.

“Tim eti i është dashur të presë gati 12 orë në ambulancë. Është 77 vjeç dhe ka ardhur në gjendje shumë të rënduar me frymëmarrjen. Duhej oksigjen çdo 10 minuta. Nuk kishte vende dhe sidomos për ata që donin oksigjen”, thotë qytetarja.

Sipas saj, për shkak të mbingarkesës, e vetmja thirrje që dëgjohej ishte kërkesa për oksigjen.

Ekonomizonin oksigjenin për 17 ambulanca që ishin në pritje, ndonëse mjeku roje i kishte njoftuar që të shtunën në mëngjes që në ‘Shefqet Ndroq” nuk duhet të vinte asnjë ambulancë tjetër. Kishte edhe çuna, 2 metra, mosha ime, se nuk është vetëm një dy metrosh këtu në Shqipëri që mezor merrnin frymë dhe janë futur dhe ata shumë vonë”, thekson qytetarja.

 

Të fundit