Flash News

E-TJERA

Ç'rrëfente Gledis Nano para shkarkimit: Operacionet janë dekonspiruar, 14 kriminelë na ikën

Ç'rrëfente Gledis Nano para shkarkimit: Operacionet janë

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka treguar se pse kanë dështuar operacionet për kapjen e kriminelëve.

Duke folur për emisionin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole para shkarkimit, Nano është shprehur se operacionet shpesh dekonspiroheshin, madje në një rast janë arratisur 14 kriminelë të rrezikshëm.

Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18. Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, ka treguar Nano.

Po ashtu, ai shton se për shkak të reformës në drejtësi, i është dashur të largojë nga puna shumë kolegë të vetë në polici.

“Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye me është dashur të sanksionojë shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse në qoftë se një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”, ka zbuluar ish-drejtori.

Kujtojmë se Nano u shkarkua me vendim qeverie pas 11 muajve në detyrë me argumentin se nuk janë përmbushur objektivat në luftën kundër krimit të organizuar.

 

Të fundit