Flash News

E-TJERA

“Rrëfimet ishin rrëqethëse”, gazetarët ‘e luftës’ rrëfejnë në ‘Politiko’: Shumë civilët donin t’i bashkoheshin ushtrisë

“Rrëfimet ishin rrëqethëse”, gazetarët ‘e

Thimi Samarxhi dhe Jul Kasapi janë mes grupit të gazetarëve shqiptarë që u nisën nga Shqipëria dhe për disa ditë raportuan për situatën në Ukrainë. 

Pasi sollën për shikuesit shqiptarë pamjet reale të luftës dhe mbijetesën e ukrainasve, ata janë folur për përvojën e tyre si gazetarë në emisionin ‘Politiko’.

Samarxhi raportoi nga Przemysl, në qytetin polak në kufi me Ukrainën, ku bëhej edhe pritja e refugjatëve ukrainas, ndërsa rrëfen se solidariteti ishte ajo që i kishte bërë më shumë përshtypje nga kjo përvojë.  

Ajo që më la me gojë hapur ishte angazhim i polakëve. Vinin në dispozicion cdo gjë që nga çorapet, pampersat e fëmijëve... Dilnin vullnetarisht dilnim me pankarta ku shkruanin marr 5 refugjatë, apo më shumë. Rrëfimet e njerëzve atje ishin rrëqethëse”, tha ai.

Nga ana tjetër, gazetari Kasapi ka raportuar nga Lviv. Ai thotë se qytetarët kishin një ndjenjë të jashtëzakonshme patriotizmi për të mbrojtur vendin e tyre, pavarësisht çdo çmimi.  

Kishte shumë kërkesë që civilët ti bashkoheshin ushtrisë. Qytetarët në Ukrainën ndihmonin ushtrinë. Në Ukrainë sistemi hekurudhor punon, në Kiev mund të shkosh, por nuk është e lehtë. Janë disa zona që janë rrafshuar dhe nuk quhen më qytete. Bombardimet po godasin civilë, spitale, por në Kiev rruga është e hapur.

Janë disa gazetarë të vrarë që kaluan vijën e kuqe nga rusët. Në postblloqe shihje civilë që kryenin detyra si ushtarakë profesionistë. Shumica e burrave nga mosha 18-60 vjec nuk kanë tentuar të dalin nga territori. Kishte djem të rinj, vajza po ashtu që ishin pjesë e mbrojtjes territoriale. Ndjenja e patriozitmit ishte te shumica”, tha Kasapi.

 

Të fundit