Flash News

E-TJERA

Rrëfimi i Dash Shehit: Babai im do i bënte atentat Musolinit

Rrëfimi i Dash Shehit: Babai im do i bënte atentat Musolinit

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka rrëfyer historinë e babait të tij të përndjekur në kohën e sistemit komunist.

I ftuar në “Opinion”, Shehi tregon historinë kur një grup studentësh shqiptarë, përfshirë dhe babain e tij, kishin planifikuar t’i bënin atentat kryeministrit të asaj kohe, Benito Musolini në Torino.

Një grup studentësh shqiptarë e bënë me short që do i bënin atentat Musolinit. Është në të gjithë librat e Italisë, vetëm në librat e Shqipërisë nuk është kjo. Ngaqë dyshonin, kur bëri një vizitë Musolini në Torino, i morën dhe i çuan në Tripoli në Libi, gjoja për një vizitë, për ti larguar.

Kur u kthyen i identifikuan, dy tre u arrestuan, i torturuan, ata treguan. U gjykuan në Itali, u gjykuan dhe në Shqipëri, bën dy vite burg këtu dhe babain.

Pasi doli nga burgu u internua në Itali për tre vite deri kur ndërhynë në Siçili, i liruan. Babai u rikthye. Brenda burgut u politizuan, disa u bën komunist, ima atë u kthye si nacionalist. Ky njeri i ka bërë të gjithë sakrificat që mund të bëj një shqiptarë. Nuk u arrestua se u arratis.”-tha Shehi

Të fundit