Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rrëfimi i të riut nga Kukësi: Si tentova 6 herë të hyj ilegalisht në Britani

Pas gjashtë tentativave të dështuara për të emigruar në Britani të Madhe, 28-vjeçari V.H. - identieti i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it - po përpiqet të mbajë gjallë biznesin e tij të vogël në Kukës, të cilin e hapi pasi nuk kishte alternativë tjetër për të mbijetuar.
Ky, megjithatë, i duket një mision i vështirë, pasi gjendja ekonomike në Shqipëri është rënduar.
Sipas Institutit të Statistikave në këtë vend (INSTAT), Kukësi është qarku më i varfër në Shqipëri.
V.H. thotë se fitimet nga biznesi i tij janë të pamjaftueshme.
Ai ka provuar të gjitha ato herë të largohet ilegalisht nga Shqipëria me gomone, përmes Kanalit të La Manshit apo Kanalit Anglez, drejt Britanisë. Dhe, pavarësisht tmerrit që thotë se ka kaluar, sërish do të ishte i gatshëm ta bënte rrugën e njëjtë, në formën e njëjtë.
Rrugëtimi i tij për kërkimin e një jete më të mirë nisi tetë vjet më parë, fillimisht në Gjermani.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se për shkak të njohurive që kishte në gastronomi dhe falë ndihmës së bashkatdhetarëve të tij, nuk e pati të vështirë të gjente punë.
Por, gjithçka ndryshoi me shpërthimin e pandemisë COVID-19, në vitin 2020, kur thotë se u detyrua të kthehej në Shqipëri.
“Sapo u liruan masat anti-COVID, emigrova sërish. Ishte e pamundur të mbaje familjen me një pagë shteti 36 mijë lekë [rreth 310 euro] në muaj. Ika në Francë, ku çdo ditë dëgjoja nga miqtë e mi se në Britani është më e lehtë të gjesh një punë dhe paguhet më mirë. Nuk e mendova gjatë, por provova të ikja me dokumente të falsifikuara si shtetas grek… Sigurisht që u kapa nga policia dhe më kthyen mbrapsht në Shqipëri”, tregon V.H. dhe shton se kësaj here e kishte të pamundur të qëndronte gjatë në Shqipëri, pasi kishte humbur edhe punën.
Miqtë i kishin thënë se për të emigruar në Britani, e vetmja mënyrë ishte kalimi me gomone nga Franca drejt Britanisë.
Tmerri i udhëtimeve me gomone që nuk u finalizuan kurrë
“Kam provuar gjashtë herë kalimin me gomone, secila përvojë ka qenë më e vështirë se tjetra. Ruaj kujtime të tmerrshme, episode që kur i kujtoj, habitem se si kam tentuar ta bëj sërish, por kam frikë se do ta provoj prapë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Ai tregon se, herën e parë, ka qëndruar rreth dy muaj në Francë pa pasur mundësi që të niset drejt Britanisë, për shkak të kontrolleve të shpeshta të policisë, por edhe motit të keq.
Grupi i trafikantëve shqiptarë, thotë ai, i mblidhte nëpër zona të ndryshme emigrantët “dhe i dorëzonte më pas te kurdët”, për të cilët thotë se kontrollojnë trafikun e emigrantëve të paligjshëm.
Kur plotësohej grupi prej 80 vetash, mund të bëhej nisja, thotë ai.
Ky udhëtim i parë i tij drejt Britanisë nuk u finalizua. Ai tregon se gomonia u kthye, pasi drejtuesit kuptuan se nuk po orientoheshin dot.
Të pashpresë, shqiptarët po rrezikojnë jetën për të shkuar në Britani
Sërish duhet të prisnin momentin e duhur e të fillonin nga e para me montimin e gomones, mbajtjen e saj mbi supe dhe nisjen mes të ftohtit.
I riu thotë se i ka mbetur në mendje gruaja që e ndihmoi të hynte në gomone, e cila kishte dy fëmijët me vete - djalin 14 vjeç dhe vajzën 9 vjeçe.
“Ndërsa prisja udhëtimin e radhës, thosha me vete se sa e pashpresë mund të jetë një nënë sa të detyrohet të marrë fëmijët e saj dhe të përballet me këtë situatë, duke e ditur se mund të rrezikojë edhe jetën duke udhëtuar me gomone”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Ai kujton se derisa prisnin nisjen, ruheshin me armë nga kurdët, dhe se përveç grupit të tyre kishte mjaft të tjerë, që prisnin të njëjtën gjë - udhëtimin me gomone drejt Britanisë.
Edhe pesë tentativa të tjera dështuan - herë se drejtuesit e gomones nuk ishin të orientuar, herë sepse mbaronte benzina. Ai tregon se kanë qëndruar deri në 20 orë në det, pasi sa niseshin, viheshin re nga policia dhe largoheshin.
V.H. kujton se pjesa më e madhe e shqiptarëve që prisnin udhëtimin me gomone, ishin 14-19 vjeç. Ai e mban në mend se si një 17-vjeçar nga Tirana qante shpesh, sepse ishte i pasigurt për fatin e tij - nëse do t’ia dilte dot të kryente udhëtimin shumë të rrezikshëm me gomone.
“Ishte e rëndë ta dëgjoje kur fliste, ta shihje kur qante dhe gjithnjë përsëriste: A thua do ta shoh prapë vëllain e vogël 9 vjeç? Më dhimbsej shumë e në të njëjtën kohë mendoja se si ka mundësi që pas kaq vitesh demokraci, ende ikim... tani edhe fëmijët. Mbaj mend një natë kur na tha që kishte ditëlindjen, por në kushtet ku ishim, çfarë mund të bënim për të... E morën vesh edhe kurdët që na drejtonin. Njëri prej tyre tha se meqë ka ditëlindjen, mund të qëllonte me armë, dhe i mituri qëlloi në ajër pa e menduar gjatë. Po atë natë, një grup tjetër kurdësh erdhën dhe u përleshën me grupin që na drejtonte neve, duke i akuzuar për vrasje, rrëmbime. Atëherë na kapi një frikë e madhe se 17-vjeçari mund të arrestohej, pasi kishte gjurmët e tij në një armë që nuk dihej për çfarë krimesh ishte përdorur”, kujton V.H.
“Kam kaluar shumë momente të vështira, por prapë nuk e mendova të kthehesha, derisa policia na kapi”, thotë ai, duke treguar se u mbajtën 28 ditë në paraburgim dhe u kthyen në Shqipëri.
Vështirësitë e integrimit të një emigranti: Gati të nisem sërish me gomone
Kur Radio Evropa e Lirë e pyet përse zgjodhi të rrezikonte kaq shumë dhe të mos tërhiqej edhe pas këtyre vuajtjesh, ai ka vetëm një përgjigje:
“Çfarë të bëj këtu në Kukës apo kudo tjetër? Ky vend nuk ofron asgjë. Nuk të jep mundësi, nuk të mbështet, shkurt nuk mbijeton dot, nuk mban dot familjen”.
Pas kthimit i duhej të mendonte se si të siguronte të ardhura për familjen, dy prindërit, bashkëshorten dhe vajzën e tij.
“E nis punën në 4:00 të mëngjesit dhe e mbyll në 8:00 të darkës. Të gjitha çmimet janë rritur, nafta, energjia, lënda e parë. Dhe, çdo ditë them: Dakord, e pata një ide, hapa një biznes, por si do të mbijetoj në një vend si Kukësi, ku ka gjithnjë e më pak banorë, dhe ku varfëria është e madhe? Vijnë, pyesin për çmimet dhe largohen pasi të kritikojnë pse i mban kaq lart çmimet. Dhe, si t’ua shpjegoj se ndryshe nuk ia vlen dhe më duhet ta mbyll biznesin tim? Por, ndërsa qytetarëve nuk ua shpjegoj dot situatën, nuk arrij të kuptoj se si ka mundësi që institucionet nuk ndihmojnë iniciativat e të rinjve, që të rrimë këtu. Askush nuk do të ikte nga vendi i tij”, thotë ai.
Ai tregon se është në borxh, të cilin e mori për ta hapur biznesin, dhe thotë se do të provojë edhe pak të qëndrojë në Shqipëri.
“Por, nuk e di se sa do të zgjasë. Kam frikë se sapo të më vijë mundësia e parë, do të emigroj prapë, prapë me gomone. Kam arritur në pikën që jam gati të rrezikoj, edhe nëse e di se mes dallgëve të pret vdekja... Por, sigurisht, ik me shpresën se do ia dal dhe do të punoj e do të paguhem aq sa e meritoj, aq sa më mjafton për të jetuar me dinjitet. Është e vështirë të përballohet jetesa me kaq të ardhura dhe kam një pyetje për zyrtarët: A do të jetonin dot vetëm një muaj me 30 apo 40 mijë lekë [më pak se 400 euro] në muaj?”, thotë ai.
"Nëntë orë në kamion frigoriferik, pagova 18 mijë funta"
Një tjetër i ri nga Kukësi, që po ashtu nuk dëshiron të identifikohet, rrëfen për Radion Evropa e Lirë se si arriti të hynte në Britani, ku po punon në të zezë.
“Jam larguar në fund të vitit 2020, me autobus drejt Belgjikës. Kam qëndruar disa ditë në një hotel, ku vetëm aty ishin rreth 500 shqiptarë që prisnin të iknin drejt Anglisë. Prej aty, duhet të kalonim në Spanjë dhe kam parë mënyra nga më të ndryshmet dhe të rrezikshmet se si shqiptarët përpiqeshin të arrinin në Angli. Futeshin në aksin e kamionëve për të hyrë në traget pa u vënë re, kapeshin pas litarëve të anijeve… Unë kam udhëtuar në një kamion frigoriferik për nëntë orë. Kam qenë me dy shqiptarë të tjerë. Ishte shumë e vështirë t'i përballoje temperaturat e ulëta dhe në çdo çast në ankth nëse do ia dilja, nëse do zbulohesha nga policia”, tregon ai./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38