Flash News

E-TJERA

Rrëfimi prekës i prindërve të 14-vjeçarit: Djali i vogël s'e di ende, i kemi thënë “Martinin e ka marrë Kombëtarja”

Rrëfimi prekës i prindërve të 14-vjeçarit: Djali i

Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e goditjes me thikë nga bashkëmoshatari i tij kanë rrëfyer mes dhimbjes së madhe pas humbjes së djalit të tyre.

Florina dhe Engjell Cani kanë rrëfyer si e mësuan lajmin e kobshëm të vdekjes së të birit për emisionin “Opinion” në Tv Klan. 

Engjëll Cani: Unë e mora vesh rastësisht, po punoja në një hotel, më merr nusja në telefon dhe më thotë “merre mësuesin se ka shkuar në spital”. Mendoja se mund të ketë bërë ndonjë sherr të vogël, ose mund të ketë pasur ndonjë goditje ose diçka. Mora mësuesen dhe nuk më përgjigjej, mora përsëri dhe ika tek Spitali Ushtarak. Më thanë që djali juaj është në sallë të operacionit dhe është goditur vetëm një herë, ka mundësi të shpëtojë. Pas 1 orë ore, ose gjysëm ore nuk e di se kam qenë i tronditur, më thirrën doktorët dhe më thanë që nuk mundi të mbijetojë Martini, i kishte prekur zemrën.


Florina Cani: Më njoftoi mësuesja, më thanë se ka ndodhur një sherr. Nuk kishim dijeni. Ai ishte fëmijë që nuk bënte sherr me njeri. Ishte lider.

 Pyetje: Kur keni biseduar për herë të fundit me të?

Florina Cani: 1 natë para se të ndodhte. E pyeta “Martin a ke ndonjë shqetësim”, jo më tha, asgjë. Iku për shkollë në mëngjes. Më tha “o ma po iku për shkollë, iku si çdo ditë dhe nuk më krijoi asnjëlloj dyshimi”.

Pyetje: Është e vërtetë që kishit vendosur që të largoheshit nga Shqipëria pak kohë më vonë?


Engjëll Cani: Kisha vendosur të largohesha nga Shqipëria. Unë kam bashkim familjar me tim vëlla dhe gjithmonë na premtonte vëllai që do të vini sa më shpejt. Kanë kaluar 12 vjet që po presim. E kisha të pamundur… Kam edhe një djalë të vogël. Akoma nuk e ka pësuar lajmin. I kemi thënë që “Martinin e ka marrë Kombëtarja”.

Të fundit