Flash News

E-TJERA

Rregulla të reja për skuterat, ndalohet qarkullimi gjatë natës, gjoba për përdoruesit

Rregulla të reja për skuterat, ndalohet qarkullimi gjatë


Skuterat në kryeqytet janë kthyer në shqetësim për qarkullimin. Mjetet në fjalë përdoren nga shumë qytetarë, por shpesh kthehen në burim aksidentesh.

Për këtë Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me policinë Bashkiake, kanë nisur një fushatë sensibilizuese, e cila do të pasojë më pas ndëshkimin e çdo qytetari që nuk i respekton.

Bazuar në ligj përdoruesve u ndalohet të bëjnë devijime të papritura dhe lëvizje zigzake në rrugë. Po ashtu përdoruesit duhet të ndalojnë në degëzime dhe kryqëzime rrugësh, si dhe duhet të kenë një mjet në gjendje të mirë teknike.

Rregulla të tjera të parashikuara në Kod janë detyrimi për të lëvizur me kasë mbrojtëse, nëse do të kthehen majtas ose djathtas të japin sinjal me dorë, si dhe të respektojnë numrin e personave që mund të hipin mbi të.

Ndryshe nga si kanë funksionuar deri tani skuterat do të fillojnë të ndalohen pas perëndimit të diellit, apo edhe gjatë ditës kur kushtet atmosferike kërkojnë ndriçim, mjetet me pedale dhe patinat elektrike që nuk janë të pajisura me këtë sinjalistik, nuk mund të përdoren, por duhet të merren për dore.

Kodi parashikon edhe gjoba nga 250 në 1 mijë lekë dhe për ato me dy drejtues nga 500 deri në 2 mijë lekë.

 

Të fundit