Flash News

E-TJERA

Rrëmbeu 12-vjeçarin nga Bathorja/ Dëshmia e 50-vjeçares në Gjykatë: Mu prezantua si jetim, u miqësua me nipin

Rrëmbeu 12-vjeçarin nga Bathorja/ Dëshmia e 50-vjeçares

Gjykata e Sarandës ka caktuar ditënj e sotme masën e sigurisë "arrest me burg" për Bukuroshe Muharremin, 50-vjeçaren e akuzuar për rrëmbin e një 12 vjeçari nga Bathorja.

Ajo akuzohet për veprën penale “Trafikimi i të miturve për qëllim shfrytëzimi”. Bukuroshe Muharremi dyshohet se po shfrytëzonte 12-vjeçarin për të lypur në Sarandë.

Para trupit gjykues, mësohet se 50-vjeçarka ka deklaruar se i mituri i ishte prezantuar si jetim dhe është miqësuar me nipin e saj teksa ata ndodheshin në Tiranë. Bukuroshe Muharremi është shprehur se nuk e ka vlerësuar nëse duhet të njoftonte policinë dhe nuk kishte qëllim ta shfrytëzonte 12-vjeçari.

“I mituri është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethinat e sheshit Skënderbej, aty kanë lëvizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishte pranë sheshit Skënderbej. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim nuk donte, të largohej nga ne.

Unë kisha blerë mallra, për ti shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua, dhe erdhi me ne. Në Sarandë, rrimë tek lulishtja në Parkun Miqësia, aty kalojmë natën. 

Gjatë ditës lëvizte në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prapë në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici, nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Fëmija kishte sjellje të natyrës, që rrinte nëpër rrugë i vetmuar”, ka deklaruar ajo para togave të zeza.

Të fundit