Flash News

E-TJERA

Rrëmbeu dhe groposi 8-vjeçarin/ Autori torturoi në vitin 2012 fqinjën 16-vjeçare, u dënua me 4 vite burg

Rrëmbeu dhe groposi 8-vjeçarin/ Autori torturoi në vitin 2012
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë tronditi sot fshatin Greçall të Fierit, ku një 8-vjeçar u gjet i pajetë, i mbuluar me baltë në oborrin e banesës së fqinjit të tij.

Autori, Klodian Çalamani, nuk ishte hera e parë që abuzonte dhe torturonte të miturit. Më herët, në vitin 2012, 38-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin Florian Vasiu kishin ngacmuar në mënyrë të përsëritur një vajzë 16-vjeçare në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier.

Ngacmimet e Çalamanit dhe Vasiu, ishin vënë re edhe nga i dashuri i së miturës, i cili i kërkoi Florianit të mos e ngacmonte më 16-vjeçaren. Në këtë moment, ka ndërhyrë Çalamani.

Floriani dhe Klodiani, planifikuan torturat e fqinjës së mitur, duke e kërcënuar se do t’ia shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin, duke ia prerë me biçak.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Fierit rezulton se Klodiani ka bërë pjesë të kurthit edhe motrën e tij. 16-vjeçarja u kap për flokësh dhe u përplas në mur, u qëllua me pëllëmbë në fytyrë dhe shkelma në kurriz, por dy autorët nuk ia dolën ta çojnë deri në fund planin e tyre.

Klodian Çalamani dhe Florian Vasiu u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

 

 

Të fundit