Flash News

E-TJERA

Rrëmbeu dhe pë*dhunoi 16-vjeçaren në Spanjë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar. E mbajti peng për 5 orë

Rrëmbeu dhe pë*dhunoi 16-vjeçaren në Spanjë,

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Spanjës, pasi akuzohet se ka rrëmbyer dhe abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur mbrëmjen e 7 janarit.

35-vjeçari i identifikuar si Florjan S. është denoncuar nga e reja, duke treguar se shqiptari e kishte mbajtur peng për gati pesë orë në Vilafranca dek Penedes.

Sipas mediave spanjolle, vajza shkoi për të kërkuar ndihmë në një furrë buke aty pranë dhe prej andej e transferuan në spital pasi ishte lënë e lirë nga shqiptari, i cili u arrestua po atë ditë nga Mossos. 

Policia bën me dije se shqiptari njihet edhe si person i përfshirë në botën e krimit, sidomos në trafikun e drogës.

 

Të fundit