Flash News

E-TJERA

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, burg përjetë për Festim Bixhdilin

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, burg përjetë për

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e SPAK për burigm të përjetshëm për Festim Bixhdili.

Bexhdili rezulton të jetë njeriu kyç i cili ka informacione se ku është varrosur trupi Jan Prengës. Ai ka refuzuar të japë informacione dhe nuk është shfaqur i penduar gjatë seancës gjyqësore.

Bexhdili ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak. Ndërsa për Olsi Turjan, bashkë i pandehur, u kërkua dënimi me 3 vite burg për veprën penale “pengim të zbulimit të të vërtetës”.

Jan Prenga u rrëmbye në Janar të vitit 2020. Sipas informacioneve të SPAK, urdhrin për rrëmbimin e tij e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi. Shkak për rrëmbimin e Prengës u bë një kontejner me drogë që vodhi vëllai i tij në Britaninë e Madhe.

Të fundit