Flash News

E-TJERA

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO rrëzon kërkesën e Festim Bexhdilit. SPAK: Ka përdorur EncroChat

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO rrëzon

Ka vijuar procesi në Gjykatën e Apelit ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Bexhdili ishte dënuar më herët me burgim të përjetshëm, por Gjykata e Lartë e riktheu çështjen për rigjykim.

Gjatë seancës, avokati i tij kërkoi pyetjen e të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi, si dhe thirrjen e një eksperti IT për të interpretuar pamjet filmike të sekuestruara.

Sipas SPAK, Bexhdili ka qenë përdorues i një telefoni të enkriptuar të llojit EncroChat, për të cilin pretendohet se ka qenë aktiv gjatë kohës së rrëmbimit. Avokati tha se komunikimet e zbërthyera në SKY ECC nuk përfshijnë lidhje mes Bexhdilit dhe të dyshuarve kryesorë, përfshirë Altin Hajrin dhe Gentian Docin.

Ai theksoi se komunikimet janë me Dritan Funiqin, i cili thuhet se ka urdhëruar Bexhdilin të “mbyllë gojën”.

Gjykata rrëzoi kërkesat e mbrojtjes për marrjen në pyetje të dëshmitares Enxhi si dhe për caktimin e një eksperti IT.

Të fundit