Flash News

E-TJERA

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, lirohen dy të akuzuar

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, lirohen dy të akuzuar
Foto ilustruese

Gykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin, i cili akuzohet se është përfshirë në pengmarrjen dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës. Nga “arrest me burg” gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

GJKKO ndryshoi masën e sigurisë edhe për të dyshuarin tjetër, Olsi Turja, për të cilin u vendos  masa ‘arrest shtëpie’. Turja u akuzua për “Mbajtje peng personi” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Për momentin në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri e Gentian Docaj.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz në janar të vitit të kaluar , por ende trupi i tij nuk është gjetur. Prenga mendohet se u ekzekutua për shkak të një sasie të madhe  kokaine, që vëllai i Jan Prengës, Astriti e mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është arrestuar në Angli.

 

Të fundit