Flash News

E-TJERA

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës në Kamëz, rinisin kërkimet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës në Kamëz, rinisin
Jan Prenga

Policia ka rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës, i cili u mor peng dhe u vra në 17 janar të këtij viti në Kamës.

Kërkimet kanë nisur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, me ndihmën e FNSH-së, me një qen gjurmues. Kërkimet janë përqendruar në fshatin Pjezë në Shijak. Për vrasjen e Jan Prengës deri tani në pranga kanë rënë 6 persona.

Jan Prenga që u rrëmbye pranë banesës së tij në Kamëz, më 17 Janar të këtij viti, u çua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Bazuar në hetimet e kryera mendohet se Prenga u dhunua derisa humbi jetën. Asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.

Ngjarja ka ndodhur pasi i vëllai i tij, Astrit Prenga ishte i implikuar në një çështje droge.

Të fundit