Flash News

E-TJERA

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, i dënuari përjetë bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, i dënuari përjetë

I dënuari me burg përjetë për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës, Festim Bixhdili, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.

Bixhdili kërkon prishjen e venditmit me burg përjetë.

Sipas PSKA, nga pmjet e kamerave të sigurisë në ambientet e resortit në pronësi të Altin Hajrit, Bixhdili kopshtar i resortit, ka pastruar vendin e krimit, ku ka gjetur kazma e lopata me të cilat është groposur trupi i Prengës.

Po ashtu, sipas SPAK Bixhdili ka gjetur rroba të pastra për autorët që bën rrëmbimin. Ka dyshime se Festim Bexhdili di vendin ku mund të jetë groposur Jan Prenga.

Bixhdili nuk ka pranuar të tregojë të vërtetën dhe të bashkëpunojë me faktet e nxjerra.

Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz. Më pas ai u nxorr i pa pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng, brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

Ngjarja ku humbi jetën Jan Prenga lidhet me të shkuarën kriminale të vëllait të viktimës në Britani, ku bëhet fjalë për një sasi prej 300 kg kokainë, që ai nuk e ka dorëzuar te grupi i trafikantëve.

Të fundit