Flash News
Rrëmbimi i 3-vjeçarit në Durrës, lihen në burg gjyshi dhe xhaxhi
Politiko
19 Prill 2024, 15:43
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Rexhep Gjuni, gjyshin e 3-vjeçarit të zhdukur disa ditë më parë.
“Arrest me burg” është caktuar dhe për Arben Selajn, vëllai i bashkëshortes së Rexhep Gjunit, i cili dyshohet se e ka ndihmuar këtë të fundit në fshehjen e fëmijës.
Ndërkohë që në kërkim janë shpallur gjyshja Bahrie Gjuni dhe Flamur Salaj.