Flash News

E-TJERA

Rreshje shiu në fundjavë, policia apel drejtuesve: Tregoni kujdes në akset me ujë

Rreshje shiu në fundjavë, policia apel drejtuesve: Tregoni kujdes

Policia e Shtetit ka apelur të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë fundjavës, për shkak të rreshjeve të cilat parashikohen gjatë ditëve në vijim.

Policia i bën thirrje drejtuesve të kenë kujdes në akset ku ka prezencë të lartë uji si edhe të mos i japin makinës në gjendje të dehur.

Sipas Policisë, drejtuesit duhet të:

-Tregojnë kujdes në akset me ujë dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë e lejuar

-Të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit dhe të përdorin transportin publik nëse janë të dehur

-Vendosin rripin e sigurimit dhe të detyrojnë pasagjerët të bëjnë të njëjtën gjë

-Të mos kryejnë parakalime të rrezikshme, sjellje agresive dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit.

Për motomjetet, biçikletat dhe monopatinat, Policia rekomandon:

-Veshjen e jelekëve fosforeshentë gjatë natës për dukshmëri më të madhe në trafik

-Përdorimin e kaskës mbrojtëse

Policia thotë se do të ketë prezencë të shtuar në rrugët nacionale, urbane dhe rurale, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, dronë dhe alkooltestues.

Të fundit