Flash News

E-TJERA

Rrëshqitje dherash në disa akse, probleme me qarkullimin në Kukës

Rrëshqitje dherash në disa akse, probleme me qarkullimin në

Qarku i Kukësit gjatë mbrëmjes ishte i përfshirë nga moti i keq me reshje shiu, duke shkaktuar probleme në lëvizjen e akseve nacionale e rurale.

Akset rrugore si Kukës-Bushtricë, Kukës-Shishtavec, Krumë-Kam-Tropojë, Bajram Curri-Fierz-Qaf Mali vijojnë të jenë të përfshira nga rënia e gurëve e dherave.

Situata paraqitet problematike në aksin kombëtarë Kukës-Qaf Mali-Pukë ku nga segmenti Kolsh-Qaf Shllak ka prezencë të gurëve e dherave në rrugë, ndërsa njëra korsi vende vende është e bllokuar nga gurët e dherat.

Të fundit