Flash News

E-TJERA

Rrëshqitje dheu në aksin Vlorë-Orikum, prefekti zbret në terren: Rruga zhbllokohet për disa orë

Rrëshqitje dheu në aksin Vlorë-Orikum, prefekti zbret në
Pamje nga aksi Vlorë-Orikum

Moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje masive në qytetin e Vlorës, ku vetëm disa akse të qytetit janë të kalueshme.

Në aksin Vlorë-Orikum, pranë Jonufrës, ka pasur rrëshqitje masive të dheut çka ka bërë që të bllokohet qarkulllimi për mjetet dhe të krijohen rradhë të gjata në të dyja anët e rrugës.

Në një intervistë për mediet, prefekti i zonës Flamur Mamaj deklaroi se në terren janë katër fadroma të cilat po punojnë për të zhbllokuar rrugën dhe për të bërë të mundur qarkullimin e makinave.

"Sipërfaqja e dherave të rrëshqitur është 1 mijë metër kub dhe akoma nuk jemi të bindur nga kanë ardhur gjithë kjo rëshqitje masivi. Nuk mund të flas më shumë në kushtet e errësirës dhe pa parë situatën konkrete në terren. Shpresojmë që me angazhimin e katër mjeteve fadromë dhe disa vetëshkarkueseve të bëjmë të mundur për disa orë zhbllokimin e rrugës", u shpreh prefekti.

Të fundit