Flash News

E-TJERA

Rrëshqitje gurësh në aksin Burrel–Rrëshen, pengohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqitje gurësh në aksin Burrel–Rrëshen, pengohet

Reshjet e pandërprera të shiut që nisën mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Burrel–Rrëshen. Si pasojë e motit të keq, në këtë segment janë shënuar rënie gurësh nga shpatet anësore, duke u kthyer në pengesë për qarkullimin normal të automjeteve.


Autoritetet vendore janë vënë në dijeni për situatën dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë zonë, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të mëtejshme.


Reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim, ndaj rreziku i përkeqësimit të situatës mbetet i lartë.

Të fundit