All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Rrëshqitje masive e dherave në rrugën Cërnalevë-Oreshkë-Borje, rrezikohet të çahen tubat e hidrocentralit

All - Paragraf - 1

Rrëshqitje masive e dherave në rrugën

Rruga Cërnalevë–Oreshkë–Borje është e bllokuar prej disa ditësh si pasojë e shkarjeve masive të dherave nga reshjet e shiut dhe dëborës.

All - Paragraf - 3

Banorët thonë se rrezikohen të çahen tubat e hidrocentralit që kalojnë mbi disa shtëpitë e rrugës Prisuj.

Situata paraqitet e rrezikshme për disa familje në fshatin Cërnalevë, ku dherat janë afruar pranë banesave.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur 15 metra poshtë tubave te hidrocentralit. Një situate e tille nuk ka ndodhur kurrë më parë thonë banorët. Burimi ku janë vendosur tubat kanë shpërndarë burimin e ujit duke shkaktuar edhe rrëshqitjen e dheut.

Si pasojë e prurjeve të shumta të ujit nga reshjet e shiut dhe dëborës, janë shfaqur shkarje masive dherash, të cilat po afrohen rrezikshëm pranë tre banesave, duke përbërë një kërcënim serioz për sigurinë e banorëve. Këta të fundit kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Të fundit