Flash News

E-TJERA

Rrëshqitjet në aksin Librazhd-Pogradec, zhvendoset shtylla e tensionit të lartë 110 kV

Rrëshqitjet në aksin Librazhd-Pogradec, zhvendoset shtylla e tensionit

Një situatë shqetësuese ka lindur pas zhvendosjes dhe fundosjes së bazamentit të shtyllës së tensionit të lartë 110 kV, nr. 15, që lidh HEC Egnatia me nënstacionin e Librazhdit.

Problemi është konstatuar pas lëvizjeve të tokës në zonë, duke ngritur alarmin për sigurinë e linjës së transmetimit. Specialistët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë monitorim të vazhdueshëm, duke analizuar stabilitetin e strukturës metalike.

Paralelisht, gjeologë të specializuar po realizojnë vlerësimin teknik të terrenit për të identifikuar shkakun e zhvendosjes dhe për të përcaktuar rrezikun e përkeqësimit të situatës.

Të fundit