Flash News

E-TJERA

Rreth 100 forca të FNSH-së dhe ‘Shqiponja-ve’ zbarkojnë në Nikël dhe Tapizë, aksion që në 5 të mëngjesit

Rreth 100 forca të FNSH-së dhe ‘Shqiponja-ve’

Dhjetëra forca të FNSH-së dhe ‘Shqiponja-ve’ kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Niklës dhe të Tapizës në Krujë.

Mësohet se ky aksion po kryhet për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për rreth 100 efektivë, të cilët kanë nisur kontrollet që nga ora 5 e mëngjesit në këto zona.

Deri tani janë kontrolluar disa biznese dhe banesa ku dyshohet se mund të fshihen kontigjent kriminal.

Kujtojmë se aksionet vijnë në vazhdën e kontrolleve pas ngjarjes së disa ditëve më parë në Larushkë ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino ndërsa u plagosën dy nipërit e tij, fëmijët e Gentjan Bejtjas.

 

Të fundit