Flash News

E-TJERA

Rreth 215 milionë të infektuar në gjithë botën, mbi 5 milionë raste më shumë në raport me një javë më parë

Rreth 215 milionë të infektuar në gjithë botën, mbi 5
foto ilustruese

Që prej shpërthimit të pandemisë e deri në këto momente (22 gusht 2021), numri i të infektuarve me Covid-19 ka kaluar 212 milionë të infektuar në gjithë botën.

Në të dhënat reale të "Worldmeter"- të cilat përditësohen nga momenti në moment sipas raportimeve të shteteve gjatë gjithë ditës, shohim se deri tani janë infektuar 212,442,864 persona me Covid-19, pra me mbi 5 milionë më shumë raste krahasuar me një javë më parë. Teksa numri i rasteve aktive është 17,923,963.

Rreth 215 milionë të infektuar në gjithë botën, mbi 5

Ndërkohë mbi 4.4 milionë persona kanë humbur jetën në betejën me Covid-19. Deri sot, kjo shifër ka shkuar në 4,442,333 të jetëve të humbura nga virusi Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. Vetëm sot, janë shënuar 334,352 raste të reja me koronavirus në të gjithë botën.

Rreth 215 milionë të infektuar në gjithë botën, mbi 5

Ndërsa në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4262 testime nga të cilat 534 persona kanë rezultuar pozitivë dhe një viktimë.

 

Të fundit