Flash News

E-TJERA

Rreth 400 afganë pritet të vijnë në Shqipëri, do strehohen në Durrës dhe Tiranë

Rreth 400 afganë pritet të vijnë në Shqipëri, do

Shqipëria do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara. 

Bëhet fjalë për rreth 400 afganë, të cilët pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri, për tu strehuar përkohësisht. Sipas ABC, ardhja e tyre mund të jetë çështje ditësh ose javësh, më varësi të kapaciteteve amerikane për t’i evakuuar ata nga zona e rrezikut në Afganistan.
Të njëjtë burime konfirmojnë se operacioni po koordinohet në vendin tonë nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Ambasada Amerikane.

Numri i saktë i afganëve që do të strehohen është i papërcaktuar, dhe ai do të saktësohet nga nevoja që amerikanët do të paraqesin.
Gjithsesi shteti shqiptar është duke u bërë gati për të pritur 350-450 persona, qytetarë afganë të cilët përkohësisht do të strehohen në një ambient mes Tiranës dhe Durrësit, i cili është afër portit dhe aeroportit.

Edhe Qeveria e Kosovës tha më herët se po trajton kërkesën amerikane për strehimin e përkohshëm të afganëve që kanë punuar me Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, ministrja e jashtme Olta Xhaçka reagoi paraditen e së hënës, duke thënë se Shqipëria është gati të presë qindra Afganë jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë, por pa dhënë detaje konkrete.

Shqipëria është gati të presë qindra Afganë jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA.

Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të barten në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni.

Të fundit