Flash News

E-TJERA

Rreth 480 mijë nxënës nisin sot vitin e ri shkollor, mësuesit të vaksinuar ose tampon çdo javë

Rreth 480 mijë nxënës nisin sot vitin e ri shkollor,

Rreth 480 mijë nxënës nisin sot vitin e ri shkollor në kushtet e pandemisë. E hëna shënon nisjen zyrtare, pasi prej dy javësh ata kanë zhvilluar mësim plotësues.

Edhe këtë vit, mësimi do të zhvillohet me turne dhe orët do të jenë nga 30 minuta. Ashtu si ai që lamë pas edhe ky pritet të jetë një vit i vështirë për sistemin arsimor shqiptar, pasi mbetet sfida me Covid-19. 

Maskat, ajërosja e klasave, distanca fizike do të mbeten kushte për të zhvilluar mësimin.

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar arsimtarët që të vaksinohen deri më 30 shtator. Në të kundërt duhet të paraqesin testin negativ të Covid-19 çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

Zhvillimi i mësimit do të varët nga situata epidemiologjike. Nëse gjendja me koronavirus do të përkeqësohet, mësimi mund të zhvillohet online.

Të fundit