Flash News

E-TJERA

Rreth 5 mijë persona u përgjuan nga SPAK dhe prokuroritë gjatë 2021, 179 prej tyre u arrestuan

Rreth 5 mijë persona u përgjuan nga SPAK dhe prokuroritë

Rreth 5 mijë persona, të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra të ndryshme penale, janë përgjuar gjatë vitit 2021, thuhet në një raport të SPAK.

Sipas Report Tv, rreth 1 500 persona janë përgjuar gjatë vitit të kaluar vetëm nga SPAK, ku si rezultat i përgjimeve është arritur në arrestimin e 179 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale që janë në kompetencë të SPAK, siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Më 24 mars 2021, në SPAK ka nisur të funksionojë Zyra e Përgjimit bashkë me Bërthamën Komanduese Elektronike. Ndërkaq, 9 oficerëve të Policisë Gjyqësore që punojnë për llogari të SPAK vetëm për përgjime, u janë bashkuar edhe 7 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK thotë se dekonspirimi gjatë vitit 2021 ka qenë zero.

Në periudhën që analizojmë nuk ka ndodhur asnjë rast dekonspirimi i të dhënave të përfituara nga interceptimi.

Oficerët e policisë gjyqësore/Hetuesit e BKH të Strukturës së Përgjimit të Komunikimeve Elektronike, krahas detyrimit për kalimin e informacionit në kohë dhe në dinamikë dhe përgatitjen në kohë të transkripteve të shkruara të materialit të përgjuar, garantojnë dërgimin e menjëhershëm të tyre prokurorit që ka kërkuar përgjimin.

Numri i personave, të cilët mund të njihen me materialin e përgjuar është i kufizuar. Materiali i përgjuar nuk i vihet në dispozicion asnjë personi, i cili nuk ka kërkesë zyrtare ose nuk është i autorizuar për të marrë këtë informacion”, thuhet në raportin e SPAK.

 

 

 

Të fundit