Flash News

E-TJERA

Rreth 50 plumba u zbrazën mbi 'Benzin' ku u vra Gilmando Dani

Rreth 50 plumba u zbrazën mbi 'Benzin' ku u vra Gilmando Dani

Në vendin e atentatit pranë aeroportit të Rinasit janë gjetur mbi 50 gëzhoja kallashnikovi, të qëlluara me breshëri nga të paktën 4 armë, duke shkaktuar vdekjen e Gilmando Danit, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe plagosjen e Muçi Shaljanit (Sheqeri), shoferi i automjetit ku udhëtonin, sipas Euronews Albania. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, menjëherë pasi viktima dhe i plagosuri kishin mbërritur nga Barcelona, ku kishin qëndruar që nga 7 nëntori. Autorët, duke përdorur një tjetër makinë, i zunë pritë Mercedes Benz-it me targa AB 099UO, dhe hapën zjarr në mes të ditës.

Policia dhe ekspertët kriminalistë qëndruan mbi 5 orë në vendngjarje për hetime.

Rreth 40 minuta pas atentatit, automjeti i autorëve u gjet i djegur në fshatin Halil të Fushë-Krujës, brenda të cilit u sekuestruan katër armë 4 kallashnikova dhe një pistoletë të cilat dyshohet se u përdorën në ekzekutimin e Danit.

Të fundit