Flash News

E-TJERA

Rreth 50 milionë të infektuar me COVID-19, si paraqitet situata në gjithë botën

Rreth 50 milionë të infektuar me COVID-19, si paraqitet situata
Montazhi i fotos nga Politiko

Në të dhënat e përditësuara minutë pas minute në World Meters, që nga shpërthimi i pandemisë e deri tani janë infektuar në gjithë botën afro 50 milionë njerëz - saktësisht: 49,476,836.

Nga këto, afro 1,245,827 kanë ndërruar jetë dhe 35,177,480 janë shëruar.

Rreth 50 milionë të infektuar me COVID-19, si paraqitet situata

Teksa Europa po përballet me atë që konsiderohet vala e dytë e infektimeve, shumë shtete kanë aplikuar karantinën e dytë edhe pse nuk është një izolim total si ai i pari që nisi në mars të këtij viti, sërish masat janë ashpërsuar.

Rreth 50 milionë të infektuar me COVID-19, si paraqitet situata

Ndërkohë vetëm sot, në shtete që kanë raportuar deri tani, janë regjistruar 457,261 raste të reja. Rreth 7000 persona kanë ndërruar jetë vetëm sot dhe raste aktive në këto momente që po flasim janë 13,053,529.

Rreth 50 milionë të infektuar me COVID-19, si paraqitet situata

Kujtojmë se sot Shqipëria ka arritur numrin më të lartë të infektime që prej shpërthimit të pandemisë. Nga 1954 teste të realizuara në 24 orët e fundit, 489 kanë rezultuar me COVID-19. Teksa 6 persona kanë humbur jetën.

Rreth 50 milionë të infektuar me COVID-19, si paraqitet situata

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një intervistë për EuroNews është shprehur sot se nuk po mendohet një mbyllje e Shqipërisë - të paktën jo një izolim i plotë, për shkak edhe të çështjeve ekonomike të vendit, por në rast se trendi do të i tillë dhe masat nuk do të respektohen nga qytetarët, do zbatohen skenare për të shmangur kolapsin e sistemit shëndetësor.

Të dhënat dhe statistikat nga World Meters dhe Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri/ Politiko.al

 

Të fundit