Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Rreth 6 mijë vdekje shtesë në 2020-n, pesë herë më shumë se raportimet zyrtare për fatalitetet në spitalet Covid

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e vdekshmërisë në vend, duke e çuar në rekorde historike të larta.
Në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend rreth 28 mijë persona, sipas të dhënave zyrtare që “Monitor” ka siguruar pas një kërkese për informacion drejtuar Drejtorisë së Gjendjes Civile.
Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat.
Historikisht në vend janë shënuar midis 20-22 mijë vdekje në vit, ndërsa kapërcimi në 2020-n është shumë i fortë siç duket edhe nga grafiku “Numri i vdekjeve në vite, 1990-2020”.
Një tendencë e tillë në fakt është vënë re në pothuajse gjithë botën, sidomos në Europë, ku shtesa e vdekjeve në 2020-n ka qenë shumë më e lartë se mesatarja e pesë viteve të kaluara. Në disa pjesë të Europës, si në Itali, Spanjë vdekjet ishin jashtëzakonisht të larta, krahasuar me vdekshmërinë mesatare të viteve të mëparshme, sipas Eurostat, e lidhur me pasojat e pandemisë së Covid-19. Edhe në nëntor, në disa shtete janë shënuar deri në dyfishim të vdekjeve, me bazë vjetore, p.sh. +91% në Sloveni, apo +97% në Poloni, sipas Eurostat.
Shtesa e vdekjeve, mbi pesë herë më e lartë se raportimet zyrtare të fataliteteve në spitalet Covid
Zyrtarisht, deri më fund të vitit 2020, numri i vdekjeve zyrtare të raportuara nga Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë (me rastin e parë të deklaruar në mars) ishte 1,181, ose pesë herë më e ulët se shtesa e vdekjeve në të njëjtën periudhë.
Si shpjegohet kjo rritje e fortë e vdekjeve shtesë në 2020-n?
Faktori i vetëm i ri, që mund të shpjegojë shtimin e ndjeshëm të vdekjeve, është pandemia, ashtu si në të gjithë Europën. Në raportimet zyrtare jepen vetëm vdekjet në spitale, që ishin të konfirmuar me tampon, ndërkohë që ka të tjerë, që edhe pse mund të kenë humbur jetën nga Covid-19, nuk janë të raportuar të tillë, pasi nuk kishin konfirmim me tampon.
Ka dhe shumë raste të vdekjeve në Turqi, apo të tjerë që kanë humbur jetën në shtëpi, apo që Covid-19 u ka dëmtuar organizmin dhe kanë pasur arsye të dukshme sëmundjen e qarkullimit të gjakut (zemra apo tensioni p.sh), apo dhe persona që mund të kenë humbur jetën pasi kanë kaluar Covid-19 për shkak të dëmeve që ka pësuar organizimi i tyre.
Tendencën e rritjes së vdekjeve si arsye e epidemisë së koronavirusit e konfirmoi me heret gjatë nëntorit dhe Alban Ylli, eksperti i Institutit të Shëndetit Publik. “Arsyeja kryesore e rritjes së vdekjeve është Covid. Tipike si në gjithë vendet e tjera”, ka pohuar ai për “Monitor”.
“Është një fenomen mbarëbotëror”, pohon ai. “Nga Italia në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga ShBA në Indonezi, në momentet e valëve të Covid ka pasur vdekje të shtuara, kryesisht të moshuarit, që vdesin në shtëpi dhe të raportuar me shkaqe të tjera (si p.sh., qarkullimi i gjakut etj.)”.
Rritja e vdekjeve kulmoi në tremujorin e fundit, pothuajse dyfishim
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, që i ka publikuar të dhënat deri në fund të tremujorit të tretë dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile, vdekshmëria në vend është rritur në tremujorin e tretë, për të kulmuar në të katërtin, kur vendi përjetoi periudhën më të keqe të pandemisë, që çoi në mbingarkesë të spitaleve infekktive, teksa ambulancat filluan të prisnin në radhë.
Në 6 mujorin e parë të vitit 2020, vdekjet ishin rreth 3.5% më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, periudhë që përkon me karantinën e fortë që frenoi valën e parë të përhapjes së pandemisë në vend. Pas lehtësimit të kufizimeve, në tremujorin e tretë vdekjet filluan të rriteshin. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë, jetët e humbura u rritën me 26% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave paraprake, teksa pandemia kulmoi në tremujorin e fundit, sidomos në nëntor-dhjetor, vdekjet janë rritur ndjeshëm, me rreth 96% në krahasim me tetor-dhjetor 2019, me pothuajse dyfishim, duke arritur në rreth 10 mijë, që është gati sa gjysma e vdekjeve vjetore në vitet e zakonshme. (shih grafikun: Dyfishohen jetët e humbura në tremujorin e fundit 2020/Vdekjet sipas tremujorëve).
Deri në 21 janar, Shqipëria raportonte rreth 415 vjedje nga Covid-19 për 1 milionë banorë, duke u renditur në vendin e 57 në botë, për humbjet njerëzore nga pandemia, sipas Worldometers. Nëse merret në konsideratë shtesa e vdekjeve në 2020-n, në raport me mesatares 5 vjeçare, atëhere ky tregues arrin në 2,150. Por gjithsesi, krahasimi me shtetet e tjera mund të bëhet vetëm pasi të publikohen të dhënat finale, pasi në të gjitha vendet, shtesa e vdekjeve ka qenë më e lartë sesa raportimet nga Covid-19.
Shkaqet kryesore të vdekjeve në vend, Covid-19 mund të renditet i dyti
Në vitin 2019, në vend humbën jetën rreth 22 mijë persona, ose rreth 60 persona në ditë, sipas INSTAT.
Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut (zemra, tensioni) është grup-sëmundja që shkakton më shumë vdekje, me 53% të totalit në 2019-n, ose 30 persona në ditë. (grafiku: Vdekjet sipas grupsëmundjeve).
Tumoret ishin deri tani sëmundja më e dytë vrasëse, rreth 3500 persona, ose me 16% të totalit, ose rreth 10 persona në ditë. Por, për 2020-n, Covid-19 mund të rezultojë shkaktari i dytë i vdekjeve në vend në 2020-n, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, me rreth 21% të totalit, bazuar në të dhënat paraprake të vdekjeve totale dhe shtesës vjetore.
Për herë të parë në histori, shtesa natyrore mund të shkojë drejt zeros, ose negative
Rritja e moshës mesatare të popullsisë, niveli i lartë i emigracionit, zvogëlimi i familjeve dhe rënia e fertilitetit (aktualisht rreth 1.35 lindje për grua, ndër më të ulëtat në Europë) kanë bërë që shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve e vdekjeve) të vijë drejt zvogëlimit dekadat e fundit. Në vitin 2019, sipas INSTAT kishte rreth 28.6 mijë lindje dhe rreth 22 mijë vdekje.
Shtesa natyrore ishte rreth 6,600 persona, më e ulëta që nga viti 1990, kur ky tregues ishte rreth 10 herë më i lartë, ose 64 mijë persona. Ndërsa në 2019-n, për shkak të rritjes së ndjeshme të vdekshmërisë dhe tendencës rënëse të lindjeve (për 9 mujorin lindjet ranë me 5%), për herë të parë në histori pritet që shtesa natyrore mund të shkojë drejt zeros, ose negative. Monitor




Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43