Flash News

E-TJERA

Rreth 6400 persona kaluan Kapshticën 24 orët e fundit, emigrantët largohen pas festës së Pashkëve

Rreth 6400 persona kaluan Kapshticën 24 orët e fundit, emigrantët

Një numër i madh shqiptarësh të cilët festuan Pashkët janë larguar drejt pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas të dhënave të fundit nga policia kufitare kanë dalë 6398 shtetas ndërsa 4244 kanë hyrë drejt vendit tonë.

Një radhë e gjatë automjetesh u krijua gjatë ditës së djeshme pasi pala greke ka punuar me sportele të reduktuara. Pritet që edhe sot të ketë fluks mjetesh në drejtim të Greqisë.

Në vendin tonë për festën e Pashkës nga pika e kalimit kufitar e Kapshticës hynë gjithsej 19000 qytetarë.

 

Të fundit