Flash News

E-TJERA

Rreth 8 orë në pyetje, çfarë dëshmoi Ilir Beqaj në Prokurorinë e Posaçme

Rreth 8 orë në pyetje, çfarë dëshmoi Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u paraqit dje në Prokurorinë e Posaçme ku dëshmoi rreth koncesionit të sterilizimit për më shumë se 9 orë.

Abc News, ka zbardhur dëshminë e Beqajt para dy prokurorëve të SPAK. Ish-ministri ka thënë se “ka zbatuar të gjitha detyrimet për aq sa i lejon ligji për dhënien e koncesionit”, ndërsa ka deklaruar se sipas tij “koncesioni është dhënë kundrejt të gjitha procedurave ligjore”.

I pyetur lidhur me biznesmenin që fitoi tenderin me vlerë 100 milionë dollarë për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, Beqaj ka mohuar të ketë njohje apo lidhje shoqërore me të.

 

Të fundit