Flash News

E-TJERA

Rreth një muaj pas inagurimit nga Erdogan, banorët e Laçit marrin çelësat e apartamenteve

Rreth një muaj pas inagurimit nga Erdogan, banorët e Laçit

Me vendim të Këshillit të Ministrave, apartamentet e ndërtuara nga qeveria turke në Laç pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019, po i dorëzohen qytetarëve.

Kur ka kaluar thuajse një muaj nga inaugurimi i kompleksit të banesave nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, qeveria i ka hapur rrugë procesit të dorëzimit të çelësave te banorët. Ka qenë kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, e cila konfirmoi nisjen e shpërndarjes së banesave.

Cara tha se 218 familje preferuan ta marrin vetë grantin për ndërtimin e banesave, për 112 të tjerë procesi i ndërtimit po shkon drejt fundit, ndërsa pjesa tjetër janë duke aplikuar për lejet.

Në Bashkinë e Kurbinit janë 522 apartamente të ndërtuara me financim nga qeveria turke. Banorët u ankuan vazhdimisht për shkak të vonesës së dorëzimit të banesave.

Asokohe kryebashkiakja Cara u shpreh se procedurat që po kryheshin kërkonin afat të gjatë kohe, dhe se dorëzimi i çelësave do të bëhej vetëm kur qeveria të miratonte kalimin e të drejtave të pronës në Bashkinë e Kurbinit.

Të fundit