Flash News

E-TJERA

Rrezik nga ortekët e borës, ndërpritet qarkullimi në aksin “Qafë Thore – Theth”

Rrezik nga ortekët e borës, ndërpritet qarkullimi në aksin

Segmenti rrugor “Qafë Thore – Theth” do të qëndrojë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve për shkak të rrezikut të lartë nga ortekët e dëborës, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se vendimi u mor për arsye sigurie.

Qarkullimi do të ndalohet për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të respektojnë sinjalistikën dhe të ndjekin njoftimet për përditësime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar:

Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, dhe ARrSh-në, në segmentin rrugor “Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, pasi rrezikshmëria është e lartë.

Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në një moment të dytë. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.

Të fundit