Flash News

E-TJERA

"Rrezikohet një skenar”/ Gazetari ngre alarmin: Vetëm këtu ndodh që 3 apo 4 biznese kanë 30% të prodhimit kombëtar

"Rrezikohet një skenar”/ Gazetari ngre alarmin: Vetëm

Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur si shqetësim përqëndrimin e ekonomisë shqiptare. Duke theksuar se është një problem afatgjatë, ai ka analizuar pasojat.

Në tryezën që u thirr pak ditë më parë nga Sali Berisha, ku u fol për shqetësimet e biznesit të vogël, Tomorri tha se ekonomia shqiptare rrezikon një skenar të padëshirueshëm.

Tomorri u shpreh se vetëm në Shqipëri ndodh që, ekonomia të përqëndrohet në tre ose katër grupe biznesi. Ai mori shembullin e Shteteve të Bashkuara, ku tha se kompania më e madhe atje ka shitje neto deri në 2.5% e GDP.

“Përqëndrimi i ekonomisë do të jetë problem afatgjatë. Nëse shikon panoramën e përgjithshme, ne jemi sot në kushtet ku tre apo katër grupe biznesi shkojnë deri në 30% të prodhimit kombëtar. Kjo nuk ndodh në asnjë ekonomi normale dhe nuk ndodh nga mekanizmat normal që rishpërndajnë pasurinë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kompania më e madhe ka shitje neto deri në 2.5% e GDP. Ne kemi tre apo katër grupe që po na shkojnë sa gjysma e ekonomisë shqiptare. Ky është një problem për ekonominë, por edhe për biznesin e vogël, sepse sa më shumë rritet torta e tyre aq më pak mbetet për të voglin.

Ekonomitë e përqëndruara rrezikojnë të prodhojnë kriza, bota i ka provuar këto kriza. SHBA-ja është detyruar në fillim të shekullit të kaluar të ndërmarrin masa drastike për t’u përballur me këto.

Unë mendoj se ky është një problem shumë shqetësues dhe duhet të gjendet zgjidhje, sepse me këtë tendencë ekonomia shqiptare mund të shkojë në një skenar që s’do të ishte i dëshirueshëm”, tha Tomorri.

Të fundit