Flash News

E-TJERA

"Rrezikojmë kolapsin", Meta-qeverisë: Shtoni testimet, miratoni një plan koordinimi transparent me sistemin privat dhe bashkoni kapacitetet

"Rrezikojmë kolapsin", Meta-qeverisë: Shtoni testimet,

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar për situatën e përkeqësuar me COVID-19 në Shqipëri.  Ai paralajmëroi se sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë.

Në këto kushte ai kërkoi shtimin e numrit të testimeve dhe miratimin pa vonesë të një plan koordinimi transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitet e duhura.

Presidenti Meta i bëri thirrje qeverisë të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve.

Gjithashtu cilësoi thelbësore vënien në efiçencë të plotë të mjekut të familjes, shtimi i stafit mjekësor dhe atij mbështetës, si dhe planifikimi i buxhetit të duhur në ndihmë të tyre.

Postimi i plotë:

Në mungesë të një plani dhe strategjie konkrete për të përballuar përhapjen masive të pandemisë COVID-19, të reflektuar me shtim çdo ditë të numrit të qytetarëve të infektuar, fatkeqësisht edhe të humbjeve në jetë, sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e qytetarëve.

Në këto kushte, është tepër e domosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19.

Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan koordinimi i qartë dhe transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitet e duhura.

Thelbësore gjithashtu është vënia në efiçencë të plotë të mjekut të familjes, shtimi i stafit mjekësor dhe atij mbështetës, si dhe planifikimi i buxhetit të duhur në ndihmë të tyre.

I bëj thirrje Qeverisë të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve.

 

Të fundit