Flash News

E-TJERA

"Rrezikon të humbasë njërin sy", mjekja e Traumës flet për gjendjen e efektivit: Ka pësuar traumë okulare

"Rrezikon të humbasë njërin sy", mjekja e Traumës

Spitali i Traumës ka dhënë informacion për gjendjen shëndetësore të policëve të dëmtuar gjatë protestës së sotme. Situata paraqitet serioze te njeri prej efektivëve, i cili rrezikon të humbasë njërin sy.

Sipas një prej mjekeve, polici ka pësuar traumë okulare, që lidhet me një goditje që ai ka marrë me mjet prerës, ndoshta xham, dhe që i ka prekur pjesë delikate të syrit që ndikon tek pamja.

Ajo garanton se do bëhet e pamundura për policin, por thotë se do kryhet një operacion i parë ndaj tij dhe më pas do të ketë edhe një tjetër më të specializuar.

”Momentalisht do bëjmë të pamundurën sipas protokollit për të bërë përpunimin e plagës. Më pas pacienti do kërkojë një ndërhyrje më të specvializuar për rikuperimin e shikimit.

Si të gjithë të sëmurët me traumë okulare, lidhet dhe me një shok të përgjithshëm psikologjik, nuk komunikon mirë, pritet anestezia e përgjithshme", tha mjekja.

Të fundit