Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rrezikon të humbasë statusin Park Kombëtar, vazhdon beteja për ujin e lumit të Shushicës

Banorë të Luginës së Shushicës dhe aktivistë të mjedisit po protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit të ri të Himarës, që devijon këtë lumë për të furnizuar me ujë bregdetin turistik të jugut.
‘'Ne nuk jemi kundër zhvillimit të Himarës, por jemi kundër që kjo të bëhet në kurrizin tonë'' – shprehet Shyqyri Hoxhaj, banor i fshatit Kuç – Buronja. ‘'Ne aty pimë ujë, bagëtia po ashtu, me të vadisim tokat bujqësore'' – shprehet më tej 67-vjeçari, i cili është lindur e rritur pranë Lumit të Vlorës, siç e quajnë vendasit Shushicën. Së bashku me Hoxhajn me dhjetra banorë të Luginës protestuan të shtunën (24.02) në urën e Laskos, që ndodhet fare pranë veprës së ujësjellësit.
Nga devijimi i ujit të lumit preken rreth 30 fshatra të Bashkisë Himarë dhe asaj Selenicë në Shqipëri. Banorët pretendojnë se me ta nuk është mbajtur asnjë dëgjesë nga qeveria shqiptare për këtë projekt, që ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e tyre ekonomike dhe sociale. ‘'Ky projekt nuk na u komunikua kurrë. Ekzistenca e tij doli në dritë vetëm kur u shfaqën makineritë e ndërtimit. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq teksa na marrin ujin'' – u shpreh për DW shqip Astrit Balilaj, kryeplak i fshatit Kuç.
Beteja për lumin Shushica vijon në gjykatë
Rreth 50 banorë të Luginës së Shushicës, së bashku me organizatën shqiptare të ruajtjes së natyrës ‘'EcoAlbania'' kanë ngritur një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës ndaj Agjencisë Kombëtare te Mjedisit dhe Bashkisë Himarë. Ata kërkojnë anulimin e lejes së ndërtimit, të vendimit për vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis, si edhe anulimin e lejes për përdorimin e ujit nëntokësor. Seanca e parë gjyqësore nuk është zhvilluar ende. Sipas ekspertëve dhe shkencëtarëve që merren prej vitesh me studimin e Vjosës, raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për këtë projekt është i pabazuar në prova shkencore.
"Në VMN argumentohet se sasia e ujit që do të merret nuk ndikon në ekologjinë e lumit. Kjo është e diskutueshme. Studimet e bëra mbi rrezikun e specieve të rralla nuk janë marrë parasysh''- shprehet për DW Shqip Aleko Miho, profesor pranë Universitetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë. ‘'Projekti pretendon se ndërhyrja nuk është në zonë të mbrojtur, ndërkohë që Shushica është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës'' – sqaron Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania. Në rrezik është edhe statusi i Parkut Kombëtar të Vjosës, sepse Shushica është një nga tri degët kryesore të lumit Vjosa, që u shpall Park Kombëtar në mars të vitit 2023, duke u bërë zona e parë e ruajtjes së lumenjve të egër në Evropë. Kjo do të thoshte jo vetëm një mbrojtje të ekosistemit lumor, por edhe mundësi zhvillimi për turizmin e të gjithë zonës.
Shushica rrezikon ta humbasë statusin Park Kombëtar
Me punimet e ujësjellësit të Himarës, që duhet të përfundojnë në gusht të këtij viti, Shushica rrezikon ta humbasë statusin Parku Kombëtar. "Kishim shpresa të mëdha për Parkun Kombëtar dhe prisnim se do të nxiste zhvillimin ekonomik. Nëse uji ynë tani hiqet dhe Shushica humbet statusin e Parkut Kombëtar, e ardhmja jonë ekonomike do të jetë në rrezik." - shprehet Elidon Kamaj, kryeplak i fshatit Brataj.
Sipas ekspertëve të mjedisit dëmet mjedisore do të jenë në të gjithë gjatësinë e lumit. "Parku Kombëtar i Lumit të Egër bazohet në një ekuilibër ujor kryesisht natyror dhe të patrazuar në rrjetin e tij lumor. Kjo është ajo që e bën këtë zonë kaq unike. Ky projekt devijimi e rrezikon të gjithë Parkun Kombëtar. ", tha për DW shqip Ulrich Eichelmann, Drejtor Ekzekutiv i Riverwatch. ‘'Rreziku qëndron në mundësinë që devijimi i ujit në Shushicë të krijojë një precedent. Besueshmëria e të gjithë Parkut Kombëtar të Lumit të Egër është në rrezik", sqaron Olsi Nika i EcoAlbania-s./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38